INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet plani urbanistik i Tiranës, ja si do të ndryshojë kryeqyteti

Miratohet plani urbanistik i Tiranës, ja si do të ndryshojë kryeqyteti

Publikuar më: 18:25 29-12-2016

Këshilli i Bashkisë së Tiranës ka miratuar planin urbanistik, vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës. Opozita deklaroi votën kundër pasi sipas tyre është klientelist dhe sjell betonizmin e kryeqytetit.

“S'mund të bëhemi pjesë e asaj që shkatërron Tiranën” mësohet të kenë thënë përfaqësuesit e mazhorancës.

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Endrit Brahmllari i bëri thirrje Shoqërisë Civile të marrin pjesë në seancën e hapur për planin urbanistik.

”Të ftohen grupet e interesit të shprehin mendimet dhe opinionet. Transparenca është shumë e rëndësishme, çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që marrim. Do rrimë 30 orë këtu me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe të jemi të qartë në vendimarrje. Ftoj Shoqërinë Civile të marri pjesë në dëgjesën publike”, u shpreh Brahmllari.

Kryebashkiaku Veliaj dha aprovimin e tij për këtë kërkesë të Brahimllarit, çfarë solli më pas dhe votimin e rendit të ditës dhe pse me votat kundër të opozitës.

Më pas kryebashkiaku Veliaj foli për planet e 2017 për kryeqytetin. “Po miratojme Kushtetuten e 15-20 viteve te ardhshme. Kemi zhvilluar 3 degjesa per planifikimin Urban ku u kemi bere ftesa te gjithe keshilltareve e kete do tua tregoj edhe me fakte. Ka pasur publikime te rregullta ne faqen online te bashkise Tirane per projektin. Sipas planit zgjerojme me 25 mije metra parkun e Liqenit. Tirana policentrike e vleresuar nga mbi 80% e qytetareve. Në janar ftoj keshillin bashkiak te beje nje xhiro e te shohe kur te nise shtrimi me pllaka i zgjatimit të bulevardit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e sotme pa parashtruar 5 shtyllat kryesore ku bazohet plani i ri urbanistik.

Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë. Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet. Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit. Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter dhe së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555