INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet rezoluta për unifikimin doganor Kosovë - Shqipëri

Miratohet rezoluta për unifikimin doganor Kosovë - Shqipëri

Publikuar më: 12:23 05-06-2018
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro Rezolutës për unifikim të pikave doganore mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje për unifikimin të pikave doganore ndër të tjera do të sjellë lehtësimin e procedurave administrative, të cilat nga ana e biznesit konsiderohen pengesa serioze në rritjen e bashkëpunimit. Me 67 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim u votua kjo Rezolutë pas një debate të gjerë parlamentar ditët e fundit në sallën e kuvendit. Kjo rezolutë u propozuar nga deputeti Visar Ymeri nga PSD. 
 
visar-ymeri_1.jpg
 
Deputetët kanë votuar edhe për debatin parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër për të cilin 78 deputetë kanë votuar pro, një kundër dhe një abstenim. Deputeti nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, tha se që pas lufte deri më sot nga mërgimtarët janë mbledhur mbi 200 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm 10 % dëme. Ndërsa votimi i rekomandimeve nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një milion eurove për veriun, është tërhequr për konsultim për ta kaluar më vonë për votim.
 
FAton.jpg
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705