INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë

Miratohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë

Publikuar më: 19:07 26-07-2017

Është miratuar në këshillin bashkiak, me asnjë votë kundër e asnjë abstenim, plani i bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m3: nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.

Planit është votuar pro bashkë me propozimet e PDIU-së, të ngjashme me ato të LSI-së

Kreu i këshilltarëve të PS-së tha se “plan biznesi i UKT-së tashmë i kalon ERU-së dhe janë ata që parashikojnë vendimin, që vendosin çmimin”. “Por ne kemi këtë çmim në plan-biznes”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i LSI-së tha se nuk është problem i madh rritja e çmimit të ujit në këtë masë. Ai kthehu në vëmendje edhe kushtet e LSI-së, për të cilat tha se “janë marrë parasysh”.

Ndërkohë këshilltarët e djathtë braktisën mbledhjen fill pas nisjes së saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314