INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet vendimi, rriten pagat e policëve brenda dhe jashtë orarit të punës

Miratohet vendimi, rriten pagat e policëve brenda dhe jashtë orarit të punës

Publikuar më: 20:49 15-02-2017

Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme 15 shkurt 2017, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama. Një ndër vendimet e miratuara ishte edhe ai i kohës së punës dhe pushimit në policinë e shtetit.Ky vendim rrit shpërblimet për punonjësit e Policisë së Shtetit, jo vetëm për punën jashtë orarit dhe ditët e festave, por edhe për punën brenda orarit që kryhet natën. Sipas vendimit, koha normale e punës për punonjësit e policisë është 40 orë në javë.

Punonjësi i Policisë që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale ditore të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:

a) 20 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00.

b) 50 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00.

c) 25 % për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor.

Shtesa mbi pagën, paguhet bashkë me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709