INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet “Vettingu” pa opozitën, komisioni kalon projektligjin

Miratohet “Vettingu” pa opozitën, komisioni kalon projektligjin

Publikuar më: 14:47 23-08-2016

Pas më shumë se 5 orë diskutime, komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi ka kaluar ligjin më të diskutuar, atë të Vettingut, nga 7 që janë cilësuar si ligjet e emergjencës për reformën në drejtësi. Mësohet se komisioni i reformës në drejtësi miratoi vetëm me votat e maxhorancës, në parim draftin e paraqitur nga EURALIUS për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, deputeti Pandeli Majko tha se është miratuar drafti i ligjit të Vettingut.
Pandeli Majko:
“Sot ishte një seancë me një diskutim të rëndësishëm. Me nota nervozizmi, por e natyrshme për interesat që mbulon. Në aneksin kushtetutës, Shteti shqiptar në procesin e Vettingut që do ti bëjë gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve ka pranuar praninë e ndërkombëtarëve. Ne i kërkuam opozitës që të ky faktor ndërkombëtar do të pranohet si palë dhe do të jetë dakord për praninë e saj. Sot opozita insistojë në qëndrimin e saj dhe dëshiroj të them se në asnjë nën, opozita nuk bëri asnjë akuzë që ndonjë nen të shkelte dispozitat kushtetuese. Ato ishin detaje teknike të karakterit teknik. Opozita nuk mori pjesë në votim, edhe pse ishte e pranishme.”.
Por përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se, drafti i sotëm i miratuar devijon nga Kushtetuta dhe është shumë larg pr/ligjit të 22 Korrikut, për të cilin kishin rëndë dakort palët.
Oerd Bylykbashi:
“PD tregoi problemet e rënda kushtetuese. Ky opinion i PD nuk u reflektua në asnjë moment në projektligjin e miratuar sot në Komision. Nuk u miratuan asnjë sugjerim i rekomanduar nga ne. Ajo që është e rëndë është se PD edhe pse propozoi një nr, të madh amendamentesh, këto u hodhën poshtë nga Komisioni. Amendamentet e propozuara kishin një qëllim të vetëm; që ky pr.ligj të kthehet në binarët e amendamenteve të Kushtetues të votuar në 22 korrik. Ky pr.ligj është antikushtetues dhe nuk do ti qëndrojë dot testit. Ne kemi shprehur votën tonë kundër për një seri nenesh. Ky ligj sot devijon rëndë nga Kushtetuta e miratuar në 22 korrik. Sot është këmbanë e fortë për të treguar se si kjo maxhorancë e udhëhequr nga Rama voton”.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215