Policia na bën me dije se kjo skenë ka ndodhur pak pas mesnatës rreth orës 01:43. Banesa e shefit të qarkullimit është qëlluar me armë.
Në raportimi e bërë nga policia nuk raportohen të lënduar gjatë shtënies me armë, në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.