Makina e një punonjësi në të policisë së Mirditës është hedhur në erë me lëndë plasësë. Kjo ngjarje ka ndodhur orët e parë të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Bardhaj të Mirëditës, por njoftimi nga uniformat blu është bërë pasditen e kësaj të hënë. Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur eksploziv makinës së policit Aleksander.D 50 vjeç. Fatmirësisht nuk pati persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Blutë e mirditës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.