Pse kështu moj Sara?
Ledioni dhe Sara Hoxha gëzojnë një romancë shumë të shëndetshme, romancë e cila i dha frytët e saj që me ardhjen në jetë të vogëlushit London Noor Liço.
Aq të lumtur duken në krahët e njëri-tjetrit, saqë edhe kur bëjnë shaka, sigurohen që ato shaka t’i shohin edhe ndjekësit e tyre në Instagram.
Ledioni ka postuar sot një seri me foto në Instastory ku shpjegon disa prej filmave më të fundit, duke ditur që ai është shumë i pasionuar pas tyre. Nëpërmjet postimeve të tij në Instastory Ledioni ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këta filma dhe këto tekste i ka shkruar në anglisht.
Mirëpo një gabim i Ledionit nuk i ka shpëtuar syrit kritik të Sarës dhe e ka korrigjuar menjëherë.
“Sara kryeredaktorja”, shkruan Ledioni sipër fotos ku shfaqet biseda që ai ka bërë me Sarën, e cila i korrigjon gabimet drejtshkrimore.