INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mirë që kemi fusha, që zgjidhet disi papunësia/Mbi 47% e grave të punësuara në bujqësi

Mirë që kemi fusha, që zgjidhet disi papunësia/Mbi 47% e grave të punësuara në bujqësi

Publikuar më: 08:23 23-04-2019

Punësimi në vendin tonë është një problematikë me të cilën përballen kryesisht të rinjtë. Po meqë vendi ynë në zonat rurale për fat të mirë ka toka bujqësore është zgjidhur disi papunësia. Sipas të dhënave të Bankës Botërore afro 47% e grave të punësuara dhe 35.4% e burrave punojnë në sektorin e bujqësisë. Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në këtë sektor, edhe pse janë më të keq paguarit e rajonit.

Ndryshe nga në Shqipëri, struktura e punësimit në vendet e rajonit zë një peshë më të ulët, ndërsa burrat janë më të punësuar në këtë sektor në krahasim me gratë. Shtuar kësaj, të punësuarit në këtë sektor janë më të keq paguarit e rajonit. Sipas të dhënave nga INSTAT paga mesatare e një të punësuari në bujqësi ishte vetëm 291euro për vitin 2018, më e ulëta në rajon.
Nga ana tjetër në Serbi, rreth 20% e burrave të punësuar punojnë në bujqësi, përkundrejt 16% të grave. Paga mesatare sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë në sektorin e bujqësisë ishin 550 euro në 2018.
Edhe në Bosnje-Hercegovinë sektori ka një peshë të konsiderueshme në punësim. Megjithatë edhe në Bosnje, burrat kanë një peshë më të lartë përkundrejt grave, me 19% të të punësuarve, ndërsa gratë 18.6%.
Në Maqedoni 16.9% e burrave dhe 15.6% e grave janë të punësuar në këtë sektor. Megjithatë pagesa është më e kënaqshme se të punësuarit në Shqipëri, paga mesatare në sektor për vitin 2018 ishte 460 euro.
Mali i Zi përgjigjet për pagën mesatare më të lartë në rajon për sektorin e bujqësisë, ndonëse të punësuarit në këtë sektor atje kanë peshën më të ulët, krahasuar me vendet e tjera. Rreth 7.1% e burrave dhe 8.2% e grave punojnë në bujqësi sipas Bankës Botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824