INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mirela Milori: Mediat shqiptare si tregu çam

Mirela Milori: Mediat shqiptare si tregu çam

Publikuar më: 16:33 28-05-2016

Mirela Milori shprehet e keqardhur për gjëndjen e medias në ditët e sotme.

E ftuar ne “Life Stories nga Arjola Shehu”, prezantuesja ikonë e lajmeve Mirela Milori ka treguar se gjatë viteve të saj të mungesës në Shqipëri, kanë ndryshuar shumë elementë në vendin tonë. Ndër të cilat edhe liberalizimi i tepruar i mediave në Shqipëri. Jo të gjithëve u duhet dhënë mundësia për të dalë në televizion për të folur për gjëra serioze dhe sidomos në fasha orare kur ka shumë audiencë ka thënë ndër të tjera Milori, e cila bëri një krahasim të goditur. Gazetarja e mirënjohur tha se po ngatërrohet tregu çam me televizionin dhe kur gjërat me vlerë përzihen me tregun çam, tregon Mirela, ajo e humbet  vlerën e saj.

Por çfare tha Mirela për marrëdhënien me djalin e saj 10 vjeçar, që aktualisht jeton në Amerikë? Këtë e zbuloni në videon e plotë të “Life Stories nga Arjola Shehu”. Mund ta gjeni në Youtube nën emrin Life Stories-Mirela Milori (duke filluar nga dita e hënë).

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561