Kryeministri Edi Rama sot u thotë shqiptarëve “mirëmëngjes” me një video të veçantë siç e cilëson ai.
Rama publikon një video promovuese për turzimin, ku protagonistë të saj janë jo vetëm resurset dhe bukuritë natyrore, por edhe fëmijë të talentuar të Qendrës Kombëtare Kulturore.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë”, shkruan Rama.