Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli me dinjitet përvojën e saj në Euro 2016. Paraqitja e saj ka ndezur tifozerinë kuqezi, jo vetëm në stadiumet e Francës ku kombëtarja zhvilloi 3 ndeshjet e saj në këtë Europian, por dhe në rrugët e Francës, të cilët kanë marrë vëmëndjen e mediave ndërkombëtare. Ndërsa 60 minuta përpara se sa avioni, i cili në bord ka Kombëtaren Shqiptare, Kryeministri Edi Rama poston një video ku i uron mirëseardhjen. Historia e futbollit shqiptar e përmbledhur në një video, e cila kulmon me arritjen më të madhe atë të pjesmarrjen në Euro 2016. Rama është mjaftuar me një koment fare të shkurtër, ndërsa video dukshëm ka një shikueshmëri të lartë.
Edi Rama:
“MIRËSEVINI KUQEZINJ”