INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj ndihmojnë 200 persona të prekur nga tërmeti: Ende ka shpresë…[FOTO]

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj ndihmojnë 200 persona të prekur nga tërmeti: Ende ka shpresë…[FOTO]

Publikuar më: 11:32 03-12-2019

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u kanë ardhur në ndihmë rreth 200 personave të prekur nga tërmeti, të strehuar në kishën ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës.

Në një postim në Instagram, këngëtarja tha se ata kanë nevojë për çdo lloj suporti material apo financiar.

Miriam u bëri thirrje shqiptarëve të kontribuojnë për këto familje, duke u shprehur se përveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe shpirtërisht.

Postimi i plotë:

Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar.

Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591.

Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi.

Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur.

Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen.

Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE. Paqe e dashuri per te gjithe ju.

Muaj te mbare te gjitheve.

EUROKODE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881