Moderatori Ermal Peçi kishte të ftuar këtë të shtunë në ‘Një kat më lart’ këngëtaren Miriam Cani. Eksperienca e saj në ‘Voice’ i solli jo vetëm triumf por edhe një lajm që mbushi portalet rozë. Një foto e saj nga ku dukej pak barku i fryrë mjaftoi që të shkruhej se ajo ishtë në pritje të ëmbël. Dyshimet u shtuan më shumë pasi ajo fshiu menjëherë foton. Ermali i kërkon gjatë bisedës të shuaj kuriozitetin dhe të ndaj me të, të vërtetën e lajmit.
‘Urdhëro ( çohet në këmbë dhe tregon barkun). Kisha ngrënë shumë atë ditë dhe barku më ishtë fryrë. Nuk jam shtatzënë, thjesht nuk kam trupin e një top modeleje, ndonjëherë barku fryhet. Në momentin që do jem besoj do ta komunikoj me shumë dashuri, pasi është një gjë shumë e bukur’.
Ermali e pyet Miriamin se si reagoi Albani teksa Miriami rrëfen se ai e mori në telefon. Çfarë i tha këngëtari? A i kërkon ai shpesh Miriamit të tjerë fëmijë? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 19-të të videos nga ‘Një kat më lart’.