Miriam Cani duhet të jetë duke kaluar një ndër periudhat më të bukura të jetës së saj pasi sapo ka sjellë në jetë këtë bebush.
Ajo pasi postoi këtë foto në Instagram shkroi poshtë saj se nëse do të kishte mundësi të ndalonte kohën do ta bënte dhe do të jetonte këtë moment përgjithmonë. Ajo thotë se kjo është dashuria më e paster që ka ndjerë ndonjëherë.
Rikujtojmë se Miriam është në raport prej vitesh tashmë me këngëtarin Alban Skënderaj dhe duket se gjithçka mes tyre po shkon më së miri. Ata nuk ngurojnë të postojnë foto herë pas here nga vendet që frekuentojnë edhe pse mund të themi me bindje që foto si kjo janë gjithnjë më të bukurat.