Miriam Cani nuk ka qenë në ditët e saj më të mira. Shpeshherë mungesa e personave që kanë ikur nga kjo botë na bëjnë që të shprehim mallin dhe pikëllimin për ta.
Miriami e ka gjetur mënyrën e saj. Ajo i drejtohet Hënës, për njeriun e shtrenjtë, nënën.
Nëpërmjet një foto në InstaStroy, Miriami ka ndarë me fansat një moment shumë intim: “Natën kur yjet ndriçojnë dhomën time, ulem dhe flas me Hënën. Duke u munduar të arrij tek ti, me shpresën se ti je në anën tjetër, duke më folur mua gjithashtu!”
Një mesazh prekës ky për nga bashkëshortja e Alban Skënderajt, e cila ka gjithashtu edhe një fëmijë të vogël me kantautorin.