Vetëm pak kohë më parë, ndarja e dyshes së famshme Gigi Hadid dhe Zayn Malik mbushi faqet e medieve rozë duke u kthyer në temën e ditës.
Edhe pse pas ndarjes, pas një romancë te ëmbël prej tre vitesh, duket se Zayn Malik ka vendosur ta harrojë Gigin dhe të bëje një ndryshim rrënjësor në lukun e tij.
Anëtari i grupit “One Direction” ka transformuar ngjyrën e flokëve dhe të mjekrës duke u bërë një biond seksi.
Në realizimin e klipit të ri në Majemi, Zayn duket se është transformuar në një “djalë të keq” i cili i ka hedhur pas krahëve ndjenjat per modelen Gigi Hadid.
Sytë e 25-vjeçarit të kujtojnë paksa skenën në klipin me titull “Pillowtalk” ku Zayn ishte biond dhe shfaqej i dashuruar në krahët e Gigit.
Sidoqoftë bravo Zayn! Edhe psikologët e thonë. Pas ndarjes gjithçka duhet të ndryshojë.