Drake mund të mburret me këngën e publikuar tre javë më parë të titulluar “In My Feelings”. Madje, kënga e artistit amerikan ka nisur të bëhet hit edhe në rrethin e këngëtarëve të përmasave botërore të cilët nuk i kanë rezistuar tundimit që të bëjnë video duke realizuar “Kiki Challenge” e cila është kthyer në sfidën më të madhë në rrjet, ndoshta duke ua kaluar edhe te tjerave ndër vite.
Por duket se një sfidë e re po i zë vendin asaj dhe këtë e ka bërë të njohur pikërisht aktorja e njohur, Lindsey Lohan. Ajo ka qenë në një festë në Mikonos dhe po kërcente për qejfin e saj, kur kjo video që është filmuar nga fansat po bën xhiron e rrjetit. Vet Lohan postoi këtë video në profilin e saj dhe vendosi diçiturën “#DoTheLilo”, duke hapur kështu sfidën më të re në internet.
Menjëherë kanë vërshuar njerëz të ndryshëm që filmonin veten duke bërë këtë kërcim.