A mendoni dhe ju që ky tatuazh e bënte të dukej si kur*ë?
Motra e vogël e Kim ka postuar në Snapchat foto nga seanca e heqjes së tatuazhit, ku ka dalë tërësisht topless. Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur e bëri tatuazhin e vogël mbi fundshpinë në nder të babait të saj të ndjerë Robert Kardashian. Bëhet fjalë për një shkrim të vogël “Daddy” me një kryq që tashmë duket se i ka ardhur në majë të hundës dhe Khloe ka vendosur që ta heqë një herë e mirë. Madje, duket se ky tatuazh i ishte kthyer në një kompleks të vërtetë pasi ajo e ka quajtur si një “pullë kurve”. Për të thënë të drejtën, bashkohemi me “vërejtjet” e Khloe-s pasi vendi pak siper fundshpinës nuk duket ekzaktësisht i përshtatshëm për t’i bërë homazh babait. Dhe fjala “Daddy” nuk e ndihmon aspak.