Kjo javë duket se ishte fundi i vjeshtës me temperatura të larta. Tani vendin do e zënë reshjet shiu dhe dëbora duke filluar nga nata që lamë pas, për të vijuar edhe gjatë ditës, por duket se reshjet më të mëdha do të bien të martën e javës që vjen.
Dita e sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas Meteoalb, priten reshje shiu, por edhe dëbore në zona të ndryshme të vendit. Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjell mot të paqëndrueshëm ne vendin tonë.
Vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të izoluar. Në zonat Juglindore do të ketë flokë dëbore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike.
“Vijojne reshjet e shiut dhe debores diten e diel ne zonat Jugore; reshje me te pakta do te kete ne zonat Lindore. Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje te izoluara. E hena permireson perkohesisht kushtet e motit por mbremja dhe e marta ri-sjellin reshjet ne territor.
Temperaturat e ajrit mbeten te uleta ne fundjave dhe te henen ndersa rritje graduale pritet per te marten dhe ne vijim; me e ndjeshme ne temperaturat minimale te cilat parashikohet te kalojne ne vlera mbi ZERO,” sipas Meteoalb.