INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mishi i gjedhit. Panariti, do ishte fatale hapja e tregjeve! [FOTO]

Mishi i gjedhit. Panariti, do ishte fatale hapja e tregjeve! [FOTO]

Publikuar më: 13:36 01-08-2016

Ministria e Bujqësisë raporton se në Shqipëri janë evidentuar shumë vatra të përhapjes së sëmundjes së gjedhit, “Dermatoza nodulare”. Kjo sëmundje shfaqet me gunga në lëkurë dhe dobëson ndjeshëm imunitetin e kafshës. Deri tani janë identifikuar 278 krerë të prekur, që janë të lokalizuar vetëm në pjesën verlindore me një tendencë të shkojë drejt qendrës. Për këtë arsye Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti doli në një prononcim për median ku tha se hapja e tregut të mishit të gjedhit dhe thertoreve në këtë moment do të ishte vrastare.
Ministri Panariti sqaroi se nëse ne nuk zbatohen këto masa me vendosmëri Shqipëria do të kthehet në një vatër masive infeskioni siç ka ndodhur në vendet e rajonit ku është kthyer në një emergjecë kombëtare. “Sapo ne të kemi mbaruar me vaksinimin e gjedhit në të gjithë Shqipërinë dhe të ketë mbaruar periudha e konsolidimit pa hezitim do hap tregun e thertoret, por hapja në këtë moment e tregut do të ishte vrastare”, shtoi Panariti.
Panariti i kërkon ndihmë policisë të marrë masa për mospërhapjen e këtij infeksioni “të rrezikshëm” në të gjithë Shqipërinë.
Pas Panaritit foli dhe një Eksperti i Bashkimit Europian Robert J Connor që tha se mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen e kësaj sëmundje është që kafshët të mos lëvizin.

 

Çfarë është sëmundja e Dermatozës Nodulare?

•    Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit  dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin e frymëmarjes.
•    Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë.
•    Sëmundja  prek gjedhin e të gjitha moshave por më rëndë moshat e reja.
•    Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të  lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim, sterilitet tek demat, lopët dhe  ngordhje të kafshëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936