Studiuesit kanë zbuluar se truri i astronautëve ka ndryshuar formën gjatë fluturimeve në hapësirë. Studimi i kryer nga Universiteti i Miçiganit, mori në analizë, trurin e astronautëve duke përdorur imazhe funksionale të Rezonancës Magnetike. Ata analizuan skanimet e trurit të 12 astronautët, të cilët kaluan dy javë në hapësirë si anëtarë të ekuipazhit në anije. Po kështu ata analizuan dhe 14 astronautët që kishin kaluar gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Të gjithë përjetuan rritje dhe ulje të materies gri në pjesë të ndryshme të trurit. Por ndryshimet kanë qenë më të mëdha te astronautët që kishin kaluar më shumë kohë në hapësirë. Studiuesi cili udhëhoqi kërkimin shkencor tha se " gjetën rajone të mëdha të materies gri, ku vëllimi ishte ulur , gjë që mund të lidhet me rishpërndarje të lëngut cerebrospinal në hapësirë". Por studiuesit gjetën edhe rritjen e materies gri në zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjen e këmbëve dhe procesin e informacionit ndijor të tyre. Kjo rritje mund të reflektojë te të mësuarit e trurit për t’u përshtatur e për të lëvizur në mikrogravitet. Edhe pse studiuesit ende nuk e kanë përcaktuar natyrën e saktë të ndryshimeve , ata thonë se gjetjet mund të ndihmojnë njerëzit me probleme shëndetësore të ngjashme. Kjo mund të ndihmojë në zbulimin e arsyeve që shkaktojnë grumbullimin e lëngut cerebrospinal në tru.