INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misioni “Frontex” në kufi/ Kapen 1300 emigrantë, kërkojnë azil në Shqipëri

Misioni “Frontex” në kufi/ Kapen 1300 emigrantë, kërkojnë azil në Shqipëri

Publikuar më: 16:15 09-08-2019

1300 emigrantë nga vendet e treta kanë tentuar të hyjnë në mënyre ilegale ne Shqipëri, nga kufiri grek por janë ndaluar.

Ky është bilanci i operacioneve disa mujore të Forntex dhe policisë shqiptare. Drejtori i kufirit Eduart Merkaj dhe drejtuesi i policisë ceke Martin Vondrasek inspektuan pikat e Kapshticës dhe Kakavijës, ku është përqendruar më së shumti puna e misionit të Agjencisë Europiane të Menaxhimit të Kufijve.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2019, në zbatim të masave shtesë për parandalimin e azilkërkimit dhe për mospërmbushjen e kushteve për të udhëtuar në zonën “Schengen” dhe vendet e BE-së, nga ana e shtetasve shqiptarë, janë refuzuar dhe janë ndaluar në dalje rreth 1000 shtetas. Përfitoj nga rasti t’ju bëj edhe një herë thirrje që cilido që tenton të udhëtojë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit, të mos e ndërmarrë këtë veprim, pasi shanset për të fituar azil janë zero, " u shprehën zyrtarët.

Veç ndalimit të valës së refugjatëve FRONTEX ka bërë të mundur edhe goditjen e disa rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0054857730865479