INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misioni i Paqes çon  Major Lazer në Ghana

Misioni i Paqes çon Major Lazer në Ghana

Publikuar më: 11:19 03-03-2016

Misioni më i fundit i Major Lazer? Të largojmë trishtimin!

Major Lazer sapo publikuan klipin e këngës "Light it Up", në bashkëpunim me Nyla dhe Fuse ODG. Kënga është shkëputur nga albumi "Peace is the Mission" e treshes së artistëve Diplo, Switch dhe Jillionaire. E veçanta e këtij klipi është se videoja është xhiruar në Ghana dhe mesazhi që kërkon të përcjellë është një ndjesi pozitive duke mbajtur larg trishtimin e duke qëndruar të bashkuar. Një fakt interesant që vlen të përmendet është se në Ghana ceremonitë mortore kanë si qëllim të mbledhin sa më shumë njerëz së bashku për të vajtuar të vdekurin dhe më pas për të festuar së bashku pasi jeta vazhdon. Vetëm kështu mund të mposhtësh trishtimin!

 

Article Logic
Execution time: 0.0039131641387939