Një fituese e “Miss Bum Bum”-it në vitin 2016 do të padisë Cristiano Ronaldon.
Bëhet fjalë për bukuroshen braziliane Erika Canela e cila thotë se ka marrë mesazhe “fyese dhe ofenduese” kur i dha fund marrëdhënies 2-mujore me yllin e futbollit.
“Nuk haja më, nuk flija më dhe nuk doja më të dilja nga shtëpia”, deklaroi 26-vjeçarja për “The Sun”. Avokatët e saj do të ngrenë një çështje kundër sulmuesit të Realit dhe do të kërkojnë dëmshpërblim, pasi veprimet e tij ishin “poshtëruese” dhe kanë “ndikuar shumë në gjendjen emocionale të Erikës.
Ish-Miss Bum Bum-i thotë se i dha fund marrëdhënies me Cristianon kur zbuloi se ai kishte të dashur.
Lajmi ka mbushur faqen e medieve portugeze duke u kthyer në një tjetër skandal për yllin portugez.