INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miss-i shqiptar rrëfen si e bullizonin për gjatësinë e saj: “Gjirafë, si do gjesh burrë”

Miss-i shqiptar rrëfen si e bullizonin për gjatësinë e saj: “Gjirafë, si do gjesh burrë”

Publikuar më: 19:29 05-07-2021

Mbrëmjen e kësaj të shtune në “Soiree” me Jonida Shehun ka qenë e ftuar “Miss Shqipëria 2020” Iljada Baci.
Edhe pse vetëm 16-vjeç Iljada arriti të “rrëmbejë” kurorën mes 26 konkurrenteve në një spektakël të mbushur me emocion.
Edhe pse u shpall më e bukura e vitit 2020, Iljada ka zbuluar se shumë njerëz i venë në pah gjatësinë e saj si një problem ndoshta dhe për të mos gjetur burrë.

 
Ajo ka treguar se kur ka qenë në 9-vejçarë është bullizuar për shkak të gjatësisë dhe kishte edhe nga ata që e quanin gjirafë.
Ndër të tjera ka treguar se shumë djem intimidohen nga ajo për gjatësinë e saj.
“Ka dhe djem të cilët nuk intimidohen. Kanë vetëbesim. Ata që intimidohen fillojnë sikur të mbrojnë veten. Nëse janë më të shkurtër se unë fillojnë thonë je shumë e gjatë ti, nuk jam i shkurtër, je ti shumë e gjatë, si do gjesh burrë etj. Më përpara më ka shqetësuar shumë pasi pothuajse jam bullizuar për gjatësinë time. Kam qenë shumë e gjatë gjithmonë. Thoshnin ‘gjirafë’ kur kam qenë në 9-vjeçare”, ka treguar Iljada Baci.
Jonida Shehu: E vuaje këtë gjë?
Iljada Baci: Pak. E mendoja që do doja të isha më e shkurtër, ndërsa tani them që do doja të isha pak më e gjatë.

 
Article Logic
Execution time: 0.003511905670166