INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miss Italia kandidate për postin e presidencës së futbollit italian

Miss Italia kandidate për postin e presidencës së futbollit italian

Publikuar më: 20:07 02-10-2018

Një femër, madje një Miss mund të jetë presidentja e ardhshme e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Sipas të përditshmes “Corriere Della Sera”, Miss Italia e vitit 1991, Martina Colombari, bashkëshortja e ish-futbollistit të Milanit, Alessandro Costacurta, është një kandidate e fortë për të marrë presidencën e FIGC.

Tashmë 43 vjeçe bukuroshja italiane konsiderohet si një personazh që mund të marrë frenat e futbollit italian, ndërkohë që më 9 tetor do të zhvillohet zgjedhjet.

Duket se është vetë Costacurta (mban detyrën e zv.komisarit të Federatës) ai që ka shtyrë bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe një djalë, të kandidojë për postin e kreut të Federatës Italiane të Futbollit, pasi ka mbështetjen e duhur.

Kandidat është edhe Walter Veltroni, ish-kryetar i Bashkisë së Romës, por duket se Miss Italia, Colombari, mund të jetë një figurë që del krejt papritur si kandidate, duke befasuar të gjithë, një personazh i papërlyer në futbollin italian.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268