Blerta Leka, Miss Universe Albania, ishte e ftuar në programin “Një kat më lart” të Ermal Peçit. Bukuroshja do të na përfaqësoj në edicionin e këtij viti teksa tregoi se spoti për vendin tonë, ishte tejet i vështirë për tu realizuar e aq më shumë i frikshëm. “Nuk e dija çfarë më priste, një hërë që vajta thash o do e bëj ose… nuk e di”. Xhirimet u realizuan në Bovillë, ndërsa Blerta tha se u frikësua shumë kur nisën xhirimet. Po si u ngjit Blerta dhe ekipi në atë majë shkëmbi? Në këmbë, e gjitha një sakrificë në skuadër për të pasur një video ndryshe. A do ja vlej e gjithë puna? Presim finalen ndërsa ju shikoni të plotë bisedën e “Një kat më lart”