INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Miss Universe Albania'', Trejsi Sejdini po ''çmend'' Tajlandën, shihni çfarë i ka ndodhur! Do habiteni! [FOTO]

''Miss Universe Albania'', Trejsi Sejdini po ''çmend'' Tajlandën, shihni çfarë i ka ndodhur! Do habiteni! [FOTO]

Publikuar më: 21:26 20-12-2018

Para pak ditësh në Tajlandë u mbajt finalja e “Miss Universe”, një kompeticion bukurie ku morën pjesë 94 shtete nga e gjithë bota. Fituese u shpall 24-vjeçarja nga Filiipinet Catriona Gray. Shoqëruesja e parë e Missit u shpall Tamaryn Green nga Afrika dhe shoqëruesja e dytë Sthefany Gutiérrez nga Venezuela.

Edhe pse nuk fitoi një nga çmimet e para, Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga Trejsi Sejdini dhe kjo duket fare mirë në rrjetet sociale. Ndjekësit tajlandezë të Trejsi Sejdinit, 18 vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, e kanë pritur me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës në aeroportin e tyre.

Ata e kanë quajtur madje “Nong Trej”, ose “Motra e Vogël Trej”. Rrjetet sociale në Tajlandë janë mbushur me faqe të hapura në mbështetje të vajzës që tajlandezët mendojnë se duhej të kishte fituar.

“Ajo duket si një person me karakter të fortë dhe të ëmbël njëkohësisht”, tha një nga mbështetësit më të zjarrtë të Miss Universe, Patty Suvanmanee. “Ajo thyen rregullat standarde. Nuk ka frikë të bëjë poza seksi, dhe as nuk shtiret si ‘vajza e mirë’ që kërkojnë shfaqjet e bukurisë. Njerëzit kanë interes për të sepse ajo është vetvetja”.

“Ajo i trajton fansat shumë mirë, i përshëndet dhe takohet me ata. Madje u flet edhe fjalë që i ka mësuar në tajlandisht. Të gjithë e duan shumë dhe ndihen të lidhur me të”, thotë Patty.

Shumë video të Sejdinit janë bërë virale në Tajlandë, në të cilat ajo thotë në gjuhën tajlandeze “Mama, jam këtu. Jam vajzë e mirë”. Madje bukuroshja shqiptare ka “pushtuar” mediat tajlandeze dhe kjo duket fare mirë në këtë foto të postuar nga ajo.

miss.png

 

sjo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818