INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mission Impossible për 3 kosovarët e arrestuar në Gjermani

Mission Impossible për 3 kosovarët e arrestuar në Gjermani

Publikuar më: 15:34 23-03-2016

3 shtetasit kosovarë të cilët po përgatisnin krime të rënda ndaj vendit, u arrestuan në Bavari. Ka qenë pikërisht Prokuroria bavareze ajo që e ka konfirmuar këtë lajm duke shprehur se hetimet po vijojnë. Prokuroria e Mynihut në Gjermani ka deklaruar se tre shtetasit nga Kosova  u arrestuan në Bavari në një makinë  me targa belge, pasi  u dyshua se po përgatisnin një krim të rëndë kundër shtetit.

 

 Pasi janë marrë në pyetje nga autoritetet gjermane dhe pasi është bërë mbledhja e pronave, do të përcaktohet masa e paraburgimit. Sipas autoriteteve gjermane pas marrjes në pyetje dhe mbledhjes së provave do të përcaktohet masa e paraburgimit.

 

Në një konferencë për shtyp prokurori Florian Weinzierl u shpreh: “Unë mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar, të dyshuar për përgatitjen e një krimi të rëndë. Ne jemi duke shqyrtuar deklaratat e të dyshuarve dhe më tej  hetimet do të përcaktojnë nëse mund të lëshojmë urdhrin e plotë për paraburgim”.

 

Sipas deklaratve të bëra nga policia të martën në mbrëmje, thuhet se arrestimet erdhën pas dyshimeve se shtetasit kosovarë po përgatisnin një sulm terrorist. Operacioni u zhvillua para sulmeve në Bruksel dhe deri tani nuk është zbuluar asnjë lidhje e tyre me sulmet e kryeqytetit belg, por gjithsesi autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë. Ka qenë një person i panjohur që ka sinjalizuar autoritetet për një makinë të dyshimtë e cila më pas është lokalizuar në autostradën mes Salzburgut të Austrisë dhe Mynihut në Bavari.  Të dyshuarit kanë deklaruar për autoritetet se punojnë në Belgjikë. Ngjarja vjen në kohën kur e gjithë Europa është e tronditur nga sulmet e Brukselit dhe ku për pasojë kanë rritur masat e sigurisë në nivelin më maksimal që pas sulmeve të Parisit.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602