INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Missy Elliott, muzë frymëzimi për Marc Jacobs  [FOTO]

Missy Elliott, muzë frymëzimi për Marc Jacobs [FOTO]

Publikuar më: 15:20 16-06-2016

Missy Elliott është muza e frymëzimit e Marc Jacobs për sezonin vjeshtë 2016.

Projektuesi i modës e zbuloi këtë në Instagram dje nëpërmjet një postimi  të një  fotoje të artistes së muzikës rap e cila ka pozuar në mënyrë stoike me një veshje me pupla që  është edhe  një brand i koleksionit të vjeshtës. Dizajneri e ka shoqëruar këtë foto me një shkrim tepër të përzemërt për Missy-n dhe për faktin sesi e frymëzon ajo në punën e tij.

“Nga momenti që kam dëgjuar “The Rain””, jam magjepsur nga ritmet brilante të Missy Elliott. Për fat të mirë Missy ka arritur të na mbajë mua dhe ekipin tim me energji gjatë orëve të panumërta të punës. Përveç energjisë së pakufishme që e karakterizon si në klipe ashtu edhe në jetën reale, Missy në këtë bashkëpunim ka treguar se është mjaft e talentuar . Ishte një ëndërr e imja që të punoja me të dhe jam i lumtur ta ndaj me ju këtë foto të fushatës tonë, Vjeshtë 2016”, tha ai.

A photo posted by Marc Jacobs (@marcjacobs) on

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748