Mbulohet me mister arratisja e dy vëllezërve shqiptarë nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi.Elvis Pepa dhe Leonard Pepa arritën të arratisen nga sektori D i burgut në mbrëmjen e 1 Janarit, ndërsa mungesa e tyre u vu re vetëm një ditë më pas.
Sipas policisë greke, dy shqiptarët e dënuar për grabitjen me dhunë të disa të moshuarve, prenë hekurat e dritares dhe dolën në “zonën e vdekur”. Më pas ata zbritën me litarë në pjesën e jashtme duke arritur të arratisen.