INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri i 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme, ja alarmi që vjen nga mediat greke

Misteri i 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme, ja alarmi që vjen nga mediat greke

Publikuar më: 09:04 06-03-2017

Durrësi është porti i përfolur se janë shkarkuar kontejnerë me plehra, raporton gazeta grele “Protothema” në një shkrim rreh alarmit të kontenierëve me mbetje të sjellë e të groposur në vendin tonë.

Sipas gazetës, “vazhdojnë në Shqipëri reagimet për problemin që është shkaktuar me 1.300 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, të cilat erdhën nga Italia, u futën në tokën e Shqipërisë dhe, paskëtaj, kanë humbur gjurmët e tyre. Prokurori I Durrësit ka ndërmarrë iniciative, duke dhënë urdhër hetimi, në bazë të botimeve nga mediat italiane, si edhe të mediave shqiptare”.

Gazeta greke shkruan më tej se “Durrësi, sipas informimeve, është porti detar, ku janë shkarkuar kontejnerët me mjetet e rrezikshme në verën e vitit të kaluar, sikurse theksojnë mediat italiane dhe shqiptare, të cilat nuk kanë dalë kurrë nga doganat shqiptare.

Ajo thekson se alarmin e publikoi për herë të parë revista italiane “Pianetta Italia”, për të dhënë vazhdimësi gazeta “Roma”, e cila u referohet mediave shqiptare. “Sipas gazetës “Roma”, kontejnerët u shkarkuan u ngarkuan në limanin tregtar Italian Gioa Tauro”- shkruan gazeta.

Sipas saj, referuar Gurdia di Financa dhe ambasades italiane në Tiranë dhe Shkup mbeturinat e rrezikshme kurrë nuk arriten në Shkup dhe po hulumtohet per te identifikuar se ku perfunduan. Duke përmendur italian shërbimit gazeta hedh dyshimet per lidhjen me organizaten kriminale Ndrangheta.

Dyshimet bien më shumë në mundësinë që këto mbetje të rrezikshme janë groposur në territorin e Shqipërisë. Sali Berisha, ish-­kryeministri i Shqipërisë, duke iu referuar burimeve të informacionit nga FIROM, vërteton këto informacione të palës italiane.

Sipas gazetes, Berisha thekson se vendet e mundshme ku mund të jenë groposur në Shqipëri këto mbetje të rrezikshme mund të jenë në Durrës, Fier, Vlorë dhe në Dibër dhe Shkodër, etj. Berisha akuzon si përgjegjës kryesor dhe të vetëm qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër, nga ana e qeverisë ka vetëm heshtje dhe asnjë përgënjeshtrim për asgjë. Në shtator të 2016, qeveria socialiste votoi në Parlament ligjin për importimin dhe riciklimin e mbetjeve nga vendet perëndimore.

Ky ligj ishte krejtësisht në drejtimin e duhur nga premtimet elektorale, si edhe nga zotimet e vetë kryeministrit Edi Rama.

Presidenti i Shqipërisë riktheu ligjin e importimit të Mbetjeve, por dekreti i Presidentit të Shqipërisë ende nuk është votuar në Parlamentin e Shqipërisë, shkruan panorama.

Kjo, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka numrin e duhur të votave, sepse partia bashkë qeverisëse e Edi Ramës, LSI dhe Ilir Meta kanë shprehur publikisht që janë kundër votimit të importit të Mbetjeve në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0042779445648193