INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri i piramidave të Egjiptit. Mësoni çfarë u zbulua së fundi

Misteri i piramidave të Egjiptit. Mësoni çfarë u zbulua së fundi

Publikuar më: 15:16 20-06-2018

Piramidat po vijojnë  të tundojë mendjet e shumë shkencëtarëve, për t’i bërë objekt të pandërprerë studimi  për vetë misterin që mbartin. Së fundi, hulumtuesit kanë dalluar një hapësirë të madhe të zbrazët brenda trupit të njërës prej piramidave të Gizës në Egjipt, që mund të ndikojë në zgjidhjen e misterit të tyre. Hapësira  sipas shkencëtarëve është 30 m në zemër të piramidës dhe bashkon varret e mbretit dhe mbretëreshës  dhe ende hapësira ose dhoma e pazbuluar deri tani nuk është e aksesueshme pa  ditur çfarë ka brenda saj. Zbulimi i kësaj hapësire brenda piramidës është bërë përmes një teknologjie që depërton me imazhe brenda piramidës të ngjashme me rrezet X, por në mënyrë shumë më efikase. Ky zbulim është cilësuar si më i madhi i bërë lidhur me piramidat që prej shekullit XIX. Dhoma mund të sqarojë mënyrën e ndërtimit të piramidës, e cila  ka mbetur mister. Dhoma e zbuluar është 30 m e gjatë, 8 m e lartë dhe ka vëllim prej 600 kubikësh, gjë që mendohet  se mund të jetë përdorur për lëvizjen brenda piramidës të blloqeve të mëdha të gurit. Metoda e ndërtimit të piramidës vazhdon të jetë mister edhe pas 4500 vitesh, prej kur datojnë piramidat sipas të dhënave të gjetura nga egjiptianët e lashtë.

piramida_al.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021