INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri i rrëzimit të avionit rus, zbulohet kur shpërtheu

Misteri i rrëzimit të avionit rus, zbulohet kur shpërtheu

Publikuar më: 15:27 12-02-2018

Vijon të mbetet ende mister arsyeja se përse avioni rus me 71 pasagjerë u rrëzua ditën e djeshme vetëm pak minuta pas nisjes nga pista e aeroportit “Domodedovo”.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe momentet e para të rrëzimit, ku sipas pamjeve avioni pak sekonda pasi u ngrit nga toka ka nisur të marrë flakë.

Të gjithë personat e ndodhur në bordin e Antonov AN-148, 65 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit humbën jetën ndërsa nuk u gjet asnjë i mbjetuar.

Në zonën ku ndodhi aksidenti janë gjetur plot 200 mbetje njerëzore ndërsa vijojnë hetimet.

Ministri rus i Transportit Maxim Sokolov u shpreh se do të jetë e nevojshme të merret adn e të afërmve të viktimave për të identifikuar këta të fundit.

Sipas mediave është gjetur edhe kutia e zezë e avionit që mendohet se do të shpjegojë edhe më shumë ngjarjen. Sipas hetuesve avioni nuk u nda në dysh në ajër por shpërthimi ndodhi sapo preku tokën

Po ashtu mediat citojnë se piloti raportoi për një defekt teknik dhe se madje kishte tentuar të ndalonte me emergjencë në në aeroport tjetër. Por një lajm i tillë u përgënjështrua nga Komisioni rus i hetimit cka shton edhe më shumë pikëpyetjet se cfarë ndodhi me avionin Antonov.

Për momentin janë hedhur disa hipoteza sic janë kushtet jo të mira të motit, gabimi njerëzor dhe ai teknik por kutia e zezë pritet të hedhë më shumë dritë mbi të vërtetën.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334