INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mistike! Shumë biznese italiane hapen në vendin tonë, por nuk ushtrojnë aktivitete

Mistike! Shumë biznese italiane hapen në vendin tonë, por nuk ushtrojnë aktivitete

Publikuar më: 10:48 13-03-2017

Në vendin tonë në tre vitete e fundit janë regjistruar dhjetëra bizneseve italiane, por që për çudi ato nuk kryejnë asnjë aktivitet.
Një sondazh i “Monitor” me bizneset që kanë kaluar në status pasiv 5 muajt e fundit gjeti se 20% e tyre kishin pronësi italiane, që jo vetëm nuk po investojnë, por po ngrenë pikëpyetje të mëdha se pse regjistrohen në Shqipëri. Kontabilistët hedhin dyshime të forta në lidhje me këto bizneset italiane.
Një prej 403 sipërmarrjeve italiane të reja të vogla të hapura gjatë 2015-s është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në shkurt të atij viti, ky biznes ka kaluar automatikisht nga Tatimet në listën e subjekteve pasive, pasi nuk kanë deklaruar asnjë veprim në harkun kohor të 12 muajve, pra që nga dita e regjistrimit nuk dinte më se çfarë bëhej me të.
Në mënyrë të ngjashme, ka ndodhur dhe me një Studio Ligjore, që kishte si subjekt aktivitete në fushën e konsulencës ligjore, nuk operoi asnjë ditë në Shqipëri, mbështetur mbi faktin se nuk ka kryer asnjë deklaratë tatimore dhe të ketë dorëzuar pasqyrat financiare. Personi i kontaktit tregoi se e kishte ndihmuar administratorin e kompanisë, me procedurat e çeljes së aktivitetit, mirëpo nuk dinte më se çfarë bëhej me të.
U zhduk pa lënë gjurmë, – tha ai.
Burime zyrtare nga Tatimet thanë se e kishin të pamundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikonin listën e plotë dhe numrin e subjekteve italiane që kishin kaluar në status pasiv vitin e fundit.
Jo zyrtarisht mësohet se numri i madh i subjekteve italiane që regjistrohen në QKB dhe nuk kryejnë asnjë aktivitet, ka rënë në sy të Tatimeve dhe disa subjekte po ndiqen nga tatimet, por gjithsesi nuk mund të nxirret asnjë konkluzion pa vëzhguar aktivitetin e tyre, apo transaksionet bankare.

Skemat e dyshuara të shmangies…
Elona Lika, kontabiliste në profesion, sqaron se një pjesë e madhe e subjekteve të çelura në Shqipëri shërbejnë për të justifikuar të ardhurat e gjeneruara në shtetin fqinj. Duke qenë se norma e tatimfitimit në vendin fqinj është e lartë, ato rrisin shpenzimet artificialisht, duke u faturuar nga subjektet që kanë hapur në Shqipëri.
Skemë tjetër e paraqitur nga ekspertë të fushës, të cilët kërkuan që të mbeten anonimë, është sigurimi i dokumenteve justifikues të rremë, si fatura hotelesh, bileta udhëtimesh, etj. Një individ me pagë të lartë në Itali, vjen në Shqipëri dhe çel një NIPT si person fizik, dhe duke përfituar nga normat e ulëta, ai i faturon shërbime biznesit në Itali. Nga rezultatet e sondazhit, pjesë dërrmuese e këtyre subjekteve që kishin kaluar në pasiv ishin në fushën e konsulencës financiare, fiskale dhe juridike.
Një nga skemat e zbardhura është dhe blerja e aktiveve, p.sh., automjeteve, të cilat individët italianë, pasi nuk arrijnë të justifikojnë këto blerje me të ardhurat në Itali, i deklarojnë të blera me të ardhurat e gjeneruara nga bizneset në Shqipëri.
Një taktikë tjetër që janë duke ndjekur disa nga qendrat telefonike të cilat operojnë në Shqipëri është me anë të hapjes së një NIPT-i për individë të cilët janë të punësuar si persona fizikë (biznes i vogël) dhe të faturojnë kompanitë ku ata punojnë. Për kompaninë e madhe rriten artificialisht shpenzimet deri në 5 milionë lekë dhe me rritjen e shpenzimeve, ulet fitimi i tatueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041