INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mit’hat Frashëri “do kthehet” në Atdhe

Mit’hat Frashëri “do kthehet” në Atdhe

Publikuar më: 10:01 22-10-2018

Eshtrat e publicistit, shkrimtarit, përkthyesit, diplomat dhe veprimtarit të çështjeve kombëtare, Mit’hat Frashërit do të kthehen nga Amerika në Shqipëri. Ai dhe është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Eshtrat e tij do të vendosen pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

Për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.
Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Mit’hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Eshtrat e tij prehen në New York aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373