INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mite për kafshët

Mite për kafshët

Publikuar më: 17:15 23-07-2016

Kur vjen puna te kujdesi që duhet të tregojmë kundrejt kafshëve të shtëpisë, sa më shumë informacion të marrim, aq më mirë është. Por a është çdo informacion që lexojmë ose që na japin të tjerët i saktë?

Kemi gjetur për ju 10 mitet më të përhapura për kujdesin e kafshëve, të cilat mendonim se janë të sakta por në të vërtetë nuk janë.
1. Të lë qenin të dalë jashtë është e mjatueshme. Përveç stimulimit fizik, qentë kanë nevojë dhe për stimulim mendor. Thjesht ta nxirrnin qenin xhiro, ose ta lini të lirë në park nuk është e mjaftueshme. Përpiquni të bëni sa më shumë aktivitete me të.
2. Mund t'i japësh qenit mbetje nga dreka ose darka. Kjo nuk është gjë e mirë dhe nuk mundeni të trajtoni qenin si një kosh plehrash. Edhe pse qentë mund t'i duan kockat, ato nuk i bëjnë mirë dhe madje mund t'i shaktojnë hemoragji të brendshme. Ndërsa ushqime të tjera mund të kenë yndyrna dhe kalori të tepërta që i bëjnë dëm shëndetit të qenit. Qëndroni me mirë me ushqim specifik për qen.
3. Qentë me hundën e thatë janë të sëmurë. Zakonisht një hundë e thatë është thjeshtë një hundë e thatë, nuk është një tregues i vërtetë i shëndetit të qenit. Shenja që tregojnë probleme me shëndetin janë zakonisht enjtje, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh.
4. Qentë shërojnë plaget duke i lëpirë. Kur qeni ka plagë, lëpirja mund të ndihmojë në shërimin e saj, por nëse qeni e lëpin më shumë se ç'duhet kjo gjë e pengon proçesin e shërimit. Kështu që nëse qeni juaj ka një plagë përpiquni të ndaloni lëpirjet e tepruara dhe mbajeni gjithmonë nën kontroll deri sa të shërohet.
5. Ta lash qenin shpesh, e bën të mbajë erë të mirë. Për sa i përket aromave është shumë e vërtetë, por larjet e shpeshta mund të shkaktojë acarime në lëkurë dhe e keqja më e vogël është se qeni juaj mund të bëhet me zbokth. Sigurohuni që të përdorni vetëm shampo dhe sapun për qen dhe përpiquni t'i mbani larjet në minimum.
6. Macet mund të pijnë qumësht lope. Të rriturit e çdo lloj rrace e kanë të vështirë të tresin qumështin e një rrace tjetër, kjo vlen edhe për macet. Ashtu si shumë njerëz edhe disa mace kanë intolerancë nga laktoza dhe qumështi i lopës nuk ka asnjë vlerë ushqyese për to.
7. Macet nuk sëmuren nga tërbimi. Në të vërtetë shumë gjitarë mund të vuajnë nga tërbimi dhe jo vetëm qentë. Prandaj gjithmonë këshillohet që kafshët tuaja shtëpiake të vaksinohen në mënyrë të rregullt te veterineri.
8. Pa taurinë macet verbohen. Shumica e kafshëve arrijnë ta prodhojnë vetë taurinën në trupin e tyre, por macet janë të paafta për këtë gjë dhe nëse ato nuk e marrin nëpërmjet dietës së tyre ato mund të verbohen. Mos u bëni merak, çdo ushqim për mace ka taurinë.
9. Macet e zeza janë fat i keq. Ky është vetëm një supersticion. Ka disa kultura që macen e zezë e konsiderojnë fat të keq ndërkohë që disa të tjera e konsiderojnë si fat të mirë. Dhe pastaj kemi Egjiptin e lashtë ku disa mace konsideroheshin si perëndi.
10. Macet bien gjithmonë në këmbë. Pavarsisht se kanë një aftësi shumë të mirë për të rregulluar pozicionimin e tyre në ajër, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që bien gjithmonë në këmbë. Në fund të fundit janë mace, jo superheronj.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268