INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mitrovicë, babai njofton vdekjen e djalit në 'Facebook' kurse mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

Mitrovicë, babai njofton vdekjen e djalit në 'Facebook' kurse mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

Publikuar më: 14:58 04-06-2018

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Mitrovicë ku një prind ka shpallur të vdekur të birin nëpërmjet një statusi në Facebook kur djali ka qenë në sallën e operacionit.

Mjekët kanë mundur ta shpëtojnë fëmijën me inicialet A.B, 15-vjeç, dhe pas kësaj babi ka fshirë pas 15 minutave statusin.

Por ka mjaftuar kaq minuta që lajmi të marrë dhenë.

I mituri ka pësuar një aksident dhe ka rënë në pishina, ai menjëherë është transmetuar për në spital ku ka kryer dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Mjekët raportojnë se djali jeton dhe është në koma.

Mediat kosovare bëjnë me dije se babi i 15-vjeçarit kishte bërë njoftimin në Facebook pasi shumë familjarë i kishin shkruar për gjendjen e djalit.

Article Logic
Execution time: 0.0032057762145996