Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në objektin qeveritar në Mitrovicën veriore. Disa persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyer në këtë ndërtesë të ndërtuar në fund të vitit të shkuar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.