Beyonce përfundoi turin e saj botëror “Formation”. Të premten në stadiumin MetLife në New Jersey ajo kishte të ftuar specialë treshen e yjeve Jay Z- Kendrick Lamar dhe Serena Willimas të cilët iu bashkuan këngëtares në skenë.
Tenistja e njohur u shfaq në skenë duke kërcyer bashkë me Beyoncen e cila po performonte “Sorry’ .
Ajo kërceu me Williams dhe me grupin e saj të kërcimit.
Për "Drunk in Love", Beyoncé solli në skenë "dikë të veçantë", bashkëshortin Jay Z, me të cilin edhe flirtoi në skenë gjatë performancës.
Por pjesëmarrja e tenistes së njohur Serena Williams është kritkuar mjaft duke e konsideruar si jo të përshtatshme për stilin e saj.
Përveç kësaj, ajo që po përflitet më së shumti në media është edhe gjesti i Beyonce e cila, me mënyrën e saj, e nxorri jashtë skene Serenën! U ndje xheloze?