INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjaft interesante/ Ja të gjithë skenarët se si shenjat e HOROSKOP-it do të vepronin pas një ndarje me partnerin

Mjaft interesante/ Ja të gjithë skenarët se si shenjat e HOROSKOP-it do të vepronin pas një ndarje me partnerin

Publikuar më: 19:25 01-05-2019

Të gjithë ne përballemi me ndarjet ose uljet dhe ngritjet në marrëdhëniet tona, por të gjithë reagojmë në mënyrën tonë të veçantë.

Më poshtë keni të renditura veprimet e secilës shenjë të Zodiakut pas një ndarje:

Dashi

Pas një ndarje, Dashi nuk është nga ato shenja të cilat shtrihen në krevatin e tyre dhe shohin televizor. Në të kundërt ju do të ndjeni emoicone të thella dhe do të vuani, por për të ndjerë sadopak rehati me veten ju do të merrni përsipër një aventurë të çmendur ose do bëni një veprim të papritur. Pas një ndarje shtëpia juaj gjithashtu do të duket shumë më mirë dhe pastër se më parë.

Demi

Pas një ndarje, Demi padyshim që do të telefonojë ish-in e tyre në mesnatë ose në orën 3 të mëngjesit, duke e vënë në tension me shprehjen e ndenjave se si është duke planifikuar që të shkojë të flejë pa ngrënë bukë për të gjithë vitin që vjen. Gjithsesi qëllimi juaj I vërtetë nuk është të bëni këtë, ju jeni një shenjë që nuk jetoni dot pa ushqim, por thjesht keni nevojë të “grriceni” gjatë një telefonate me të dhe më pas të shpërtheni në lot.

Binjakët

Pas një ndarje, Binjakët padyshim do të zhvendosen në një qytet ose vend të ri, duke bërë diçka emocionuese si një model I ri flokësh ose të ndryshojnë emrin e tyre “përkëdhelës” në një të ri.
Ju jeni një person pasionant, kshu që sa herë ndjeni një energji negative, në mënyrën më të lehtë të mundshme kërkoni të shpëtoni prej saj. Prandaj herës tjetër kur të shihni një vajzë me flokët e dalë nga boja, atëherë patjetër është një Binjak që po kaloni një ndarje stresuese.

Gaforrja

Pas një ndarje, Gaforrja do përpiqet të konfuzojë partnerin e saj duke I dërguar atij/asaj disa foto seksi të tyret, deri në pikën që të bëhet shumë e dëmshme për tu marrë me ta. Do të ndiheni kaq të pashpresë nëse nuk e fitoni mbrapsht ish-in tuaj. Prandaj, një Gaforre është më mirë të mos veprojë në këtë mënyrë, sepse do t’ju bëjë të ndiheni të neveritur nga vetja dhe të përdorur.

Luani

Pas një ndarje, Luani është I gatshëm të bëjë gjithçka që t’I tregojë partnerit se është I lumtur pas ndarjes me të, duke postuar ndonjë foto “cool” dhe gjëra të mahnitshme në rrjete sociale. Ju bëheni kaq vulnerabël si njerëz, sa që kërkoni nga çdo person t’ju kushtojë vëmendje ose t’ju bëjë si dado nga që ju mungon shumë ish-I juaj.

Virgjëresha

Pas një ndarje, Virgjëresha do të planifikojë të shkatërrojë jetën e ish-it dhe shanset janë shumë të larta që t’ja arrijë diçkaje të tillë. Ju keni të gjitha aftësitë: të orientuar nga detajet, mendje të zgjuar dhe I kushtoni gjërave vëmendje; mund të arrini deri aty sa të shpikni një shtatzëni fallco dhe sëmundje të pakurueshme për të qëndruar me ish-in tuaj.

Peshorja

Pas një ndarje, Peshorja nuk do t’ia kthejë në asnjë mënyrë sendet perosnale ish-it dhe do t’I mbajë ato të sigurta në një gardërobë. Gjatë mesnatës ju me shumë mundësi do të qani mbi rrobat e partnerit tuaj duke menduar për atë. Prandaj, Peshore është mirë që t’ja ktheni rrobat partnerit dhe të vazhdoni me jetën tuaj.

Akrepi

Pas një ndarje, Akrepi do të fillojë të fiksohet pas rrjeteve sociale të ish-it dhe të komentojë gjëra shumë ofenduese, madje duke marrë në tel ose I çuar mesazh të gjithë personave që mund të kenë komentuar në foto. Ju gjithashtu bëheni shumë agresivë, duke grisur ose shkatërrruar fotot me ish-in. Nëse ish-I juaj fillon të ketë interes për dikë tjetër, ju do të filloni të hapni fjalë se çfarë bastardi ai/ajo është.

Shigjetari

Pas një ndarje, Shigjetari mund të mos flasë kurrë për këtë eksperiencë pasi ju jeni ata që luani me emocionet e njerëzve dhe keni frikën për tu përkushtuar.
Gjithashtu, ju mund të jeni në një lidhje të re dhe pa kaluar ende traumën e ndarjes mund t’I shkatërroni jo me qëllim jetën dikujt tjetër.

Bricjapi

Pas një ndarje, Bricjapi ose do t’ju bëjë të ndiheni fajtor që ju la ose do të telefonojë mamanë e ish-it për të përfituar nga simpatia e saj. Ju me patjetër do të zhvilloni shumë ide të reja, se si ta bëni atë të ndihet në faj; duke I kthyer mbrapsht gjërat e tyre personale ose duke e ftuar në dasmën e motrës tuaj.

Ujori

Pas një ndarje, Ujori do të përpiqet në mënyrë të fshehtë të shkatërrojë jetën e ish-it, duke u bërë shumë të fiksuar ose manipulativë, ndërsa ish-I nuk do ta kuptojë kurrë që jeni ju ata që po I “nxini jetën”. Ujori gjithashtu ka një zemër shumë të madhe dhe falë kësaj ju edhe mund të pranoni një ndarje, ndërkohë që pas 10 minutash të pëlqeni një person komplet të ri.

Peshqit

Pas një ndarje, Peshqit do t’I mungojë në mënyrë ekstrem ish-I I tyre dhe me shumë mundësi do të postojë një status në rrjete sociale ku shkruajnë se I mungon ish-i. Ju jeni një shenjë që mund të bëheni aq kreative sa të pikturoni ose të bëni art bazuar në historinë me ish-in tuaj për të nxjerrë jashtë dhimbjen që keni në zemër.

Article Logic
Execution time: 0.0018179416656494