Presidenti amerikan, Barack Obama reagoi sot ndaj deklaratës se kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhe, Donald Trump, se zgjedhjet presidenciale do të manipulohen, por edhe ndaj vlerësimit të tij për presidentin rus Putin.
Në një konference për shtyp me kryeministrin italian Matteo Renzi nga Washington, Obama i kërkoi Trump qe t’u japë fund ankesave, duke theksuar se komentet e tij janë të paprecedentë.
“Nuk tregon lidership dhe forcë, që i duhet një presidenti, nëse ankohesh pa nisur ende loja”, u shpreh Obama.
Javët e fundit Trump ka pësuar rënie të thellë në sondazhe, pas publikimit të një videoje ku ai bën komente seksiste ndaj femrave.