Tayna është një prej repereve më të suksesshme shqiptare. Hite, koncerte, por së fundmi e kemi parë të tërhequr nga skena. Zërat thonë se ka një krisje mes saj dhe menaxherit, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Një lëvizje e saj e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re. Artistja ka fshirë të gjitha postimet në Instagram.
Zakonisht këto lëvizje kanë të bëjnë me ndryshime në jetën personale apo një projekt i ri në horizont. Mbetet për t’u parë cila është arsyeja.