INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të dukeni bukur dhe pa shpenzuar shumë? Opinionet për IN News [VIDEO]

Doni të dukeni bukur dhe pa shpenzuar shumë? Opinionet për IN News [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 13-07-2018

Të vishesh bukur të jep kënqësi, të bën të ndihesh mirë dhe në sytë e të tjerëve një veshje me stil, tërheq gjithmonë vëmendje. Dikush vishet sportiv, dikush me klas, por kjo varet nga puna që kryen apo dhe mosha. Ngjyrat e çelta si roza, veshjet me lule, gjethja e shqiponjës e stampuar në bluza e fustanet, domonojnë në trendin e fundit të kësaj vere. Të rinjtë kanë më shumë qejf të ndjekin modën dhe për mikrofonin e IN Tv ata kanë folur për trendet e fundit.
‘’Më pëlqen klasikja’’ thotë një i ri. Ndërkohë, për mikrofonin e IN Tv, një vajzë e veshur me një nga ngjyrat trend të kësaj vere, pohon se: ‘’Mjafton të ndihet mirë dhe se i pëlqen të ndryshojë gjithmonë.’’
Moda nuk njeh moshë. Çdokush vishet ashtu si ndihet më mirë dhe nuk do të thotë se të vishesh bukur duhet të shpenzosh shumë. Jo çdokush ka luksin e shpenzimeve të tepërta për të blerë marka, por mjafton të kesh shije, e ky është rasti i një zonje.
‘’Jam tip sportiv... edhe veshja e bën njeriun’’

 

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664