INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekësia redukton kuotat, 117 më pak studentë

Mjekësia redukton kuotat, 117 më pak studentë

Publikuar më: 13:12 18-03-2019

Universiteti Mjekësor i Tiranës ka zvogëluar kuotat për vitin e ardhëm akademik. Kjo është vendosur nga Senati i këtij universiteti që ka miratuar kuotat e pranimit për nivelin e parë dhe të dytë të studimeve, ku gjithsej rezultojnë të jenë 1239 nga 1356 kuota që ishin në vitin e kaluar. Pra, do të jenë 117 studentë më pak.

Shkurtimi i kuotave prek vetëm degën e Stomatologji, Fizioterapi, Teknikë Imazherie, Teknikë Laboratori dhe Logopedi ndërkohë që degët e tjera pothuajse kanë të njëjtin numër kuotash sikurse një vit më parë.
Në vendim janë shpallur edhe kriteret për fituesit të cilët ndryshe nga viti 2018, ku 40% e peshës së vlerësimit jepej nga mesatarja e gjimnazit, këtë herë do ti jepet notës së provimeve të maturës shtetërore dhe vetëm 10% të peshës së pikëve do të përfitojnë kandidatët nga mesatarja e gjimnazit.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383