INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët apel të rinjve: Mos e provoni drogën, rrezikoni që të bëheni vartës

Mjekët apel të rinjve: Mos e provoni drogën, rrezikoni që të bëheni vartës

Publikuar më: 16:58 27-04-2018

Konsumimi i drogës nga të rinjtë po shënon rritje dramatike. Madje edhe minorenët janë bërë konsumatorë të lëndëve narkotike duke krjijuar dhe varësi prej tyre. Në Shqipëri rreth 40 mijë persona janë përdorues të drogave të llojeve të ndryshme. Nga rreth 550 persona  të varur nga heroina më e fortë,  200 përdorues ndodhen në Tiranë, dhe rreth 350 vetë në qytete të tjera, përfshirë edhe ata që vuajnë dënimet në burgje. Po çfarë mendojnë specialistët për ndikimin që sjell përdorimi qoftë edhe një herë të vetme i drogës. Mjeku Dilaver Stroka thotës e 30 për qind e të rinjve janë përdorues droge. Bazuar në statistikat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, Shqipëria rezulton si vendi me çmimet më të ulëta në rajon për sa i përket kokainës dhe hashashit, në një kohë që ka prevalencën më të lartë të përdoruesve. Sipas të dhënave të këtij raporti, vendi ynë renditet i pari në rajon me numrin më të lartë të personave që kanë provuar kokainë të paktën një herë në jetë. Ndërsa jemi të 2-tët në rajon, pas Kroacisë për përdorimin e kanabisit.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871