INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët e njohur të SHBA-ve, vullnetarë në Shqipëri [VIDEO]

Mjekët e njohur të SHBA-ve, vullnetarë në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 17:57 18-11-2016

Ata janë mjekë të famshëm amerikanë që prej 25 vjetësh i janë bashkuar një kauze, asaj të dhënies ndihmë për mjekësinë shqiptare. Por gjithashtu nje prej tyre është i njohur si mjeku i ish presidenteve amerikane ndër vite, Bush e Klinton e Obama. Ai është mjeku gastroenterolog, Mark Johston që për vite me radhë përveçse u ka shërbyer presidentëve amerikane, ka kuruar edhe me dhjetra pacientë shqiptarë. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, tregon sesi këta njerëz, mjekë shumë të njohur në SHBA, kanë ndihmuar vullnetarisht mjekësinë shqiptare. “Këta janë nga ata njerëz që kanë ardhur edhe në 97 në Shqipëri, në kohën kur Ambasada Amerikane tërhiqte shtetasit e saj, për të sjellë ndihma si antibiotik etj”-rrëfen ai. Dikush prej tyre ka lënë djalin e sëmurë me sëmundje të rëndë si leukozë për të ardhur në Shqipëri. Mjekët krijuan në vitin 1991 shoqatën Mjekësore “Albanian Health Fund”, nëpërmjet të cilës bënë të mundur të mblidhen fonde për Shqipërinë. Universiteti i mjekësisë i dha këtë vit titullin honoris causa mjekut hematolog Alva Weir, ndërkohë që një vit më parë ishte nderuar me të njëjtin titull edhe Mark Joston.

Article Logic
Execution time: 0.0030109882354736