INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë për “mbylljen” e Urgjencës, Ministria përgënjeshtron!

Protestë për “mbylljen” e Urgjencës, Ministria përgënjeshtron!

Publikuar më: 13:38 01-02-2016

Mjekët e shërbimit të urgjencës në kryeqytet kanë protestuar, pasi në mënyrë verbale kanë mësuar se institucioni, ku punojnë do të “shkrihet”. Urgjenca e Tiranës është  një prej shërbimeve të vetme, që merret me vizitat në familje të të sëmurëve dhe më transportin e tyre për në qëndra shëndetësore më të specializuara. Mjekët e këtij shërbimi për këtë arsye i kanë nisur dhe një peticion, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kanë paralajmëruar se nëse i largojnë nga puna do të vijojnë me protesta deri në grevë urie.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet: “Urgjenca mjekësore e Tiranës as nuk mbyllet, dhe as nuk shkrihet! Çdo pretendim tjetër për të kundërtën është thjesht, i pavërtetë”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ky shërbim po riorganizohet për t’i ardhur më mirë në ndihmë nevoja të qytetarëve të Tiranës, për t’iu përgjigjur më shpejt thirrjeve të përditshme dhe për të rritur cilësinë e këtij shërbimi.

Ministria ka një përgjigje edhe për stafin mjeksor të kësaj qëndre:

“Asnjë individi nuk i cënohet niveli aktual i të ardhurave mujore që buron nga marrëdhëniet e punës”.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891