INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët i hoqën tubat pa lejen e familjes, ndërron jetë Florenc Beqiraj në Francë

Mjekët i hoqën tubat pa lejen e familjes, ndërron jetë Florenc Beqiraj në Francë

Publikuar më: 21:12 22-12-2017

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë mbrëmjen nga Franca, ku i riu shqiptar që po luftonte prej një jave me vdekjen, ka mbyllur sytë përgjithmonë. Mjekët i kanë hequr aparaturat, që i mbanin jetën të riut, pa lejen e prindërve dhe 23-vjeçari shqiptar Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë, pas një jave në gjendje kome. 

Gazetari shqiptar, Leon Molla, foli nga Franca për Report Tv për ngjarjen e rëndë, ku tha se mjekët i kanë hequr të riut nga Shkodra aparaturat pa lejen e prindërve. Vdekja është konfirmuar nga i ati i 23-vjeçarit, ndërsa mësohet se mjekët ia kanë hequr aparaturat që mbanin në jetë të riun pa firmën e babait të tij.

I riu Florenc Beqiraj ra në gjendje kome pas dhunës së ushtruar ndja tij në burgun francez, ku qëndronte pasi ishte kapur nga autoritetet franceze pa dokumente. Ai ndodhej prej dy vitesh në Francë, prej ku po përpiqej të përfitonte azil, por ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke u ndarë nga jeta në një moshë tepër të re.
Ndërkohë që pak orë para se Florenci të ndërronte jetë në spital, Gëzim Beqiraj, tha se mjekët e spitalit donin t'i hiqin tubat, duke shtuar se nuk do të firmosë kurrë për të autorizuar mjekët për një veprim të tillë.

U prehtë në paqe Florenci!  

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828